PYETËSOR PËR ARSIMTARE DHE ARSIMTARË


Të nderuar arsimtare e arsimtarë,

 

Kriza shëndetësore e lidhur me KOVID-19, ka ndryshuar pashmangshëm mënyrën në të cilën u realizua procesi edukativo-arsimor pas 10 marsit.  Me mbylljen e shkollave ndryshoi edhe mënyra në të cilën po realizohen aktivitetet shkollore dhe të gjithë po marrim pjesë në adaptimin me situatën e re, me përdorimin e resurseve të cilat ishin në dispozicion.



Ky hulumtim ka për qëllim që të përmbledhë sfidat me të cilat është dashur të ballafaqoheni në këtë periudhë dhe si mendoni se duhet të vazhdohet më tutje.
 

Politikat dhe drejtimet e ardhshme lidhur me mësimin në distancë, dhe mësimin në kohë epidemie do të drejtohen nga përvojat, nevojat dhe sfidat me të cilat jeni ballafaquar ju. Me qëllim të nxjerrjes së konkluzave dhe rekomandimeve të vlefshme ju lusim që të ndani mendimet dhe përvojat tuaja. Përgjigjet tuaja në këtë pyetësor janë anonime.

 

Hulumtimin po e realizon Reaktor- Hulumtim në veprim me mbështetje të UNICEF-it dhe në koordinim me MInistrinë për arsim dhe shkencë dhe Byronë për zhvillim të arsimit.